Flash News

KRYESORE

Tiranë/ “Fluturonin” me makina, policia heq 9 leje drejtimi (video)

Tiranë/ “Fluturonin” me makina, policia heq 9 leje drejtimi

Policia Rrugore në Tiranë vazhdon me kontrollet për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Në aksin rrugor Sauk-Teg për rreth 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, u ndaluan 9 drejtues mjetesh dhe u hoqën 9 leje drejtimi për shpejtësi 140 km/h - 173 Km/orë. Sipas policisë, kjo shpejtësi ishte dy herë më shumë se tabela dhe përbën, rrezik potencial për aksident.

Policia Rrugore shpreh shqetësimin se edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si aeroplan.

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti. Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor.”, është mesazhi i policisë.

Të fundit