Tiranë/ Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën e saj, kalimtari hero i del para dhe goditet rëndë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Sipas raportimeve paraprake, tek bulevardi i ri i në Yzberishtit një makinë ka tentuar që të shtypë qëllimisht një nënë me fëmijën e saj teksa po dilte nga kursi i kërcimit.

Sipas asaj që raporton ABCnews, në këtë moment një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës.

Mësohet i riu ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spital. Ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia për ngjarjen.