Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Qytetarët përplasen me Policinë Bashkiake duke protestuar kundër prishjes së këndit të lojërave

Qytetarët e Tiranës  janë duke protestuar sot kundër prishjes së Këndit të Lojërave të Rruga e Kavajës. Ata hodhën në tokë gardhin e vendosur nga bashkia, duke u përplasur me Policinë Bashkiake.

Protesta është organizuar nga komuniteti i zonës, i cili shprehet i shqetësuar për gllabërimin e kësaj hapësirë të gjelbër, si dhe është mbështetur nga grupi i aktivistëve “Qytetarët për Parkun”.

Ky park që shërbente si kënd lojërash për fëmijët pritet të shndërrohet në një hapësirë kullash betoni. Kjo zonë po kthehet në kantier ndërtimi vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në vend.

 

Të fundit