Tiranë/ Rehabilitohet infrastruktura rrugore në bllokun e banimit te Njësia 11

Blloku i banimit në njësinë nr 11 në Tiranë do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bashkia e Tiranës i kreu punimet janë kryer nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”, me qëllim që banorët e kësaj zone të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

“Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. 👏 #NjesiaAdministrativeNr11 #ErionVeliajPerTiranen #BashkiaTirane”, njofton Njësia Bashkiake nr.11 përmes një postimi në “Facebook’”.