Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Tiranë/ Shkelën ligjin, bien në prangat e policisë pesë persona
Policia e Tiranës arrestoi pesë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Strukturat e policisë në kryeqytet vazhdojnë nga puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet se më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial”, vodhi biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial dëmtoi me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr, pasi ushtroi dhunë fizike, psikologjike si dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qendrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.
Forcat e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “ Mashtrimi”, shtetasi: A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Specialistët Për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij tip “BMË”, aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.