Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Shkolla “Servete Maçi” gati për vitin e ri shkollor

Për vitin e ri shkollor, shkolla “Servete Maçi” në Njësinë nr.9 do të jetë gati për 600 nxënës, të cilët do të gjejnë një shkollë krejtësisht të re, me kushtet më të mira, dhe me arkitekturën më të veçantë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit të ri Bashkiak tha se rindërtimi i shkollës 9 vjeçare është drejt fundit.

“Një nga gjërat që besoj të gjithë do të jeni me mua në datën 16 shtator, për të hapur një shkollë të re, është shkolla “Servete Maçi”. Di t’ju them që është disa herë më e bukur edhe më e arrirë sesa shkolla “Kosova”, në qoftë se ka skeptikë, ju ftoj që në datën 16 shtator të jemi aty, nuk do besoni që jeni në Shqipëri, le më në Tiranë. Në atë shkollë, është një nga veprat më të arrira, është një shkollë muzike, qytetase, pra jo vetëm e lagjes, e Njësisë 9 dhe 8, aty ku ndodhet, por për të gjithë ata që kanë zgjedhur shkollën e muzikës besoj do të na bëjë të ndihemi krenarë.

Ata që janë të vjetër në Këshillin bashkiak i kanë marrë vendimet për atë shkollë, dhe ata që janë të rinj dhe që përfaqësojnë komunitetin e Njësisë 8 dhe 9, apo nga e gjithë Tirana, ku ata që janë me prirje muzikore, sidomos 600 familje, do të çojnë fëmijët e tyre në shkollën e re, “Servete Maçi”, tha Veliaj.

Kjo është shkolla e pestë që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga e para në këto 4 vite, pas “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4, “Shkolla Kosova” dhe “Hoxha Tahsin”.

Të fundit