Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit pranë karburantit në zonën e ish-Bllokut, plagosen dy vajza

Një shpërthim i një bombole gazi ka tronditur banorët e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë një biznesi dhe fare pranë një karburanti në krah të tij, në rrugën 'Vaso Pasha'.  Për pasojë, janë lënduar dy vajza.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy vajzat e lënduara janë dërguar në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Të fundit