Flash News

KRYESORE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në një pallat

Tiranë, shpërthim me eksploziv në një pallat

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë natës në kryeqytet. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një pallati në rrugën “Ymer Kurti”, në afërsi të shkollës ‘Petro Nini Luarasi’.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një dyqan që është në pronësi të shtetases Drita Lulo.

Fatmirësisht nuk raportohet për për persona të plagosur nga kjo ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën “Ymer Kurti “, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit