Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tiranë, vritet me thikë 22-vjeçari, arrestohen autorët e krimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet ku një i ri është vrarë me thikë. Policia zbardhi detaje nga ngjarja e rende. Sipas te dhenave te para mesohet se ai u qëllua me thike në afërsi të stadiumit “Dinamo”, por humbi jetën pa mundur t’i mbijetoje dot plageve te marra nga goditjet e thikes. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M. Nderkohe qe eshte arrestuar shtetasi E.B., si autor i krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim. Ja informacioni i policise:
Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.
Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.
Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:
– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :
-Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.