Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tiranës i ka mbetur vetëm karta e “Shqipërisë së madhe”. Financial Times: Negociatat duhen hapur në qershor
Prestigjozja ‘Financial Times’ ka publikuar një artikull ku thekson rëndësinë e hapjes së negociatave në muajin qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas kësaj media, BE duhet të hapë negociatat për shmangur trazirat në Ballkan.
“BE duhet të shpërblejë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me fillimin e bisedimeve të pranimit në Samitin e qershorit, përndryshe, do të përhapte trazirat në të gjithë Ballkanin dhe do të dëmtonte BE-në. Vendimi duhet të jetë unanim për të hyrë në fuqi. Kryesisht për të mbrojtur veten kundër kundërshtarëve të brendshëm, disa qeveri, të udhëhequr nga Franca dhe Hollanda, hezitojnë të angazhohen në atë që duhet të jetë faza e ardhshme e zgjerimit të BE-së” shpjegon FT.
Në artikull merret në konsiderat edhe mundësia që negociatat të hapen vetëm për Shkupin dhe jo për Tiranën, por sipas Financial Times, kjo do ndizte nacionalizmin shqiptar dhe idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
"Një veprim i tillë do të hidhte benzinë në flakët e nacionalizmit pan-shqiptar, duke joshur politikanët dhe aktivistët në Shqipëri dhe Kosovë të braktisin shpresat e hyrjes në BE dhe të përqafojnë kauzën e një ‘Shqipërie të Madhe’, më shumë se çfarë bëjnë aktualisht. Nga ana tjetër, kjo do të kontaminonte përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës dhe përpjekjet për të lehtësuar tensionet midis boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje-Hercegovinë”, thotë FT.
Edhe sipas artikullit të Financial Times, duket se Tiranës i ka mbetur në dorë vetëm karta e “Shqipërisë së Madhe”, si mjet presioni për BE-në për të pranuar hapjen e negociatave.