Flash News

KRYESORE

Titullari i Realit e pranon hapur: Na mungon Ronaldo!

Titullari i Realit e pranon hapur: Na mungon Ronaldo!

Real Madridi humbi sërish gjurmët me Barcelonën, pasi barazoi në shtëpi kundër Athletic Bilbao 0-0. Madrilenët u ndalën në dy traversa, shtyllë dhe në pritjet fantastike të portierit kundërshtar. Titullari Thibaut Curtois ka folur në lidhje me barazimin dhe tregon se Realit i mungon Ronaldo.

“Fati nuk ishte me ne në këtë rast. Humbëm shumë raste, u përplasëm me një portier të shkëlqyer. As kundër Valencias dhe Barcelonës, topi nuk donte të futej në rrjetë. Humbëm dy pikë me Bilbaon, duhet të fitojmë ndeshjen kundër Getafes pas pushimeve.

"CR7? Ai është një lojtar që shënon 40-50 gola në sezon. Sigurisht që na mungon, por është larguar prej një viti e gjysmë, nuk duhet të mendojmë më për të. Sa i përket VAR-it, unë jam pro përdorimit të kësaj teknologjie.

"E di që në Spanjë duan t’i japin përparësi vendimeve të arbitrit, por nëse ndodhin raste si faulli i Lenglet ndaj Varane… Mendoj se VAR-i mund të ndihmojë shumë, nevojitet thjesht bashkëpunim“, - përfundon portieri belg i Realit.

Të fundit