Flash News

KRYESORE

Titullari tremb Bayern Munchen: Dua të largohem!

Lojtari i Bayern Munchen, David Alaba, po mendon largimin nga skuadra kampione e Gjermanisë. Ai është pjesë e bavarezëve që prej moshës 16-vjeçare dhe dëshiron të provojë një tjetër aventurë, sidomos në Angli.

"Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E njoh Premier Leaguen shumë mirë, sepse e kam ndjekur shumë kur isha i ri. Bëj tifo për Arsenalin. Patrick Viera ishte lojtari im i preferuar.

"Në këtë moment nuk mendoj shumë për t'u larguar, por e imagjinoj veten duke luajtur në ndonjë ligë tjetër. Jam shumë i fokusuar te Bayern Munchen. Ne duam të arrijmë objektivat tona, pasi duam kampionatin, kupën dhe ëndërrojmë Champions Leaguen", - tha ai.

Të fundit