Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident brenda disa minutash, humbin jetën 2 persona në Kukës, 2 të plagosur

Tjetër aksident brenda disa minutash, humbin jetën 2 persona në

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, pas atij në Lezhë ku humbën jetën 2 vëllezër dhe një grua, por këtë herë në Kukës.

Mësohet se si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip ‘Mercedes-Benz’, në fshatin Nimçë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari M.H. si dhe pasagjeri, 50-vjeçari me iniciale R.K.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 34-vjeçari Xh.H dhe 11-vjeçari N.K, të gjithë banues në fshatin Nimçë.

34-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë kurse u mituri nuk ka rrezik për jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut në qarkun e Kukësit.

Të fundit