Tjetër aksident me pasojë vdekjen në vend, humb jetën një 49-vjeçare

Nuk ndalen aksidentet me pasojë vdekjen. Policia njofton se një 49-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjetroshan.

“Mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen Albana Çelaj. 49 vjeçe, banuese në Koplik, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftojnë uniformat blu. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit Shkodër.

Kujtojmë se duke pasur parasysh situatën e rëndë në rrugët e vendit me aksidentet dhe viktimat, Qeveria ka vendosur ta shpallë vitin 2020 si vitin e “Sigurisë rrugore”. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar aksidentet e rënda, të cilat për hir të së vërtetës janë të shifrave të frikshme.