Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident me vdekje, në Shkodër makina përplas të moshuarin

Tjetër aksident me vdekje, në Shkodër makina përplas të

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit pranë fshatit Shtoj. Një i moshuar është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqeruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit