Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident me vdekje te rrethrrotullimi i TEG, humb jetën 31-vjeçari

Tjetër aksident me vdekje te rrethrrotullimi i TEG, humb jetën

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në harkun kohor të një muaji pranë rrethrrotullimit të TEG, në aksin Elbasan –Tiranë.

Një makinë doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, B. M.,31 vjeç.

“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron paraprakisht policia.

Thuajse në të njëjtin vend, në të gdhirë të 16 qershorit një tjetër aksident fatal u shënua, duke shkaktuar vdekjen e tre pjesëtarëve të një familje.

Të fundit