Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident i rëndë në Itali me dy të vdekur, mbetet i plagosur shqiptari

Nje aksident i rende me dy viktima ka ndodhur mengjesi e sotem ne Itali. Mediat italiane raportojne se makina me te cilen udhetonin dy italiane dhe nje shqiptar ka dale jashte rruges. Te vdekur ne vend kane mbetur dy italianet, Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino. Ndërkohe qe i plagosur mbeti shqiptari Saimir Picari 25 vjeç. Ai u dergua me urgjence ne Novi Ligure dhe sipas mjekeve gjendja e tij eshte ende e rende. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 në Guaçiorna një makinë tip Mercedes brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys.

Ne vend mberriti me urgjence policia dhe thuhet se viktimat dhe i plagpsuri kishin mbetur te bllokuar brenda makines dhe nderhyne zjarrfikesit per t’i nxjerre jashte.

 

Të fundit