Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Tjetër aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 29-vjeçar shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e Shën Lucia, në komunën e Mentana, Romë dhe viktima është identifikuar si shtetasi Ergys Merhori, 29 vjeç.

I riu udhëtonte me një makinë tip “Dacia Lodgy” e cila është përmbysur menjëherë pas përplasjes me një mur.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetojn për zbardhjen e plotë të saj.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit