Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident, tre makina përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë

Tjetër aksident, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Lezhës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njëra prej makinave ka përfunduar në kanalin anës rrugës, por për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, kujtojmë se sot në mëngjes ndodhën edhe dy aksidente të tjera. Në Rrugën e Kombit, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën, ndërsa në Elbasan u plagos rëndë një person i cili i ndërpreu rrugën makinës teksa drejtonte një biçikletë.

Të fundit