Flash News

KRYESORE

Tjetër alarm nga Koreja e Veriut , çfarë pritet të ndodhë nesër në ditë feste

Tjetër alarm nga Koreja e Veriut , çfarë pritet të

Nga Koreja e Veriut vjen një tjetër alarm tepër i frikshëm.

 Kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Nak-yon shprehet se Koreja e Veriut mund të lëshojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale nesër me 9 shtator, në ditën kur shteti komunist feston Themelimin e Republikës.

Një vit më parë, në këtë datë Koreja e Veriut bëri testin e pestë bërthamor. Ndrësa vetëm disa ditë më parë, Kim Jong bëri testin e gjashtë bërthamor i cili shkaktoi dhe tërmet.  Shteti komunist deklaroi se testoi me sukses një bombë me hidrogjen, shumë herë më e fuqishme se një bombë atomike.

Veprimi i tij nxiti reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, ndërsa Koreja e Jugut kërkoi armë më të fuqishme nga SHBA për t’u mbrojtur nga fqinji i saj i padisiplinuar.

Të fundit