Flash News

KRYESORE

Tjetër atentat me armë zjarri, plagoset taksisti në Himarë

Tjetër atentat me armë zjarri, plagoset taksisti në Himarë

Një tjetër atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme. Policia njofton se në Sallën Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë është plagosur me armë zjarri një shtetas.

Policia shkoi pranë vendit të ngjarjes dhe konstatoi se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.

Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

 

Të fundit