Flash News

KRYESORE

Atentat nipit të Aldo Bares, dy të vrarë e një i plagosur në Lushnjë

Atentat nipit të Aldo Bares, dy të vrarë e një i plagosur

Pas atentatit të pak orëve më parë në Memaliaj, një një ekzekutim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Paraprakisht mësohet se dy persona janë vrarë me armë zjarri gjatë një përplasje me armë.

Atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Lushnjes ndodhi pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë.

Behet e ditur se i plagosur Xhulio Sh. është nipi i Aldo Bares, ish­ kapo i Bandës së Lushnjes, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares. I dyti i vrare eshte Zamir Latifi, 27 vjec nga Lushnja.  Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit