Flash News

KRYESORE

Tjetër divorc në Hollywood, ndahet pas 17 vitesh martesë çifti i famshëm

Tjetër divorc në Hollywood, ndahet pas 17 vitesh martesë

Çifti i famshëm i Hollywood kanë vendosur ti japin fund mardhënies së tyre pas 17 vitesh martesë.

Bëhet fjalë për Ben Stiller dhe Christine Taylor, të cilët njiheshin si një nga çiftet më lidhjen më të konsoliduar dhe më të fortë në show bizz-in botëror.

Ndarjen e tyre e njoftuan vetë aktorët përmes një deklarate publike shkruan ‘Daily Mail’.

“Me dashuri dhe respekt shumë të madh për njëri-tjetrin dhe 18 vitet bashkë si çift, kemi marrë vendimin për t’u ndarë. Prioriteti ynë mbeten fëmijët, për t’i rritur me përkushtim dhe për të qenë shokët më të ngushtë të tyre. Me mirësjellje, i kërkojmë medias të respektojë privatësinë tonë në këtë periudhë”, u shprehën ata në deklaratën për “ET”.

 

Të fundit