Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Disa muaj më parë parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Një tjetër dorëheqje vjen nga ai. Mediat kosovare raportojnë se Haradinaj ka dhënë dorëheqjen edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, deklaroi ai.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj shprehet se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.
Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë. Sipas tij, këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.
“Ne e kemi hapur votën në total. Në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ia qet votën vetes edhe unë vetes, i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hyjmë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet iniciuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.
“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, një delegat një votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.
Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.