All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tjetër emision për të rinj në ekranet shqiptare; 80 reporterë në gjithë vendin

Tjetër emision për të rinj në ekranet shqiptare; 80
All - Paragraf - 1

Ky ka qenë viti që në ekranet shqiptare i është kushtuar më shumë hapsirë të rinjve. “Masterchef Junior” me fëmijët që gatuajnë në TVSH; “Në kurthin e Piter Pan” me fëmijët që synojnë të bëhen pjesë e gazetarisë në Tv Klan, “Virtuozët” me fëmijët që kanë talent në opera, balet apo instrument në Tv Klan si dhe “The Voice Kids” me fëmijët që konkurrojnë në këngë në Top Channel.

All - Paragraf - 3

Por tashmë një tjetër emision për të rinj do të nisë së shpejti në në televizionin publik TVSH.

Gazetari Flavio Qarri, i ftuar sot në “Mirmëngjes Shqipëri” ka treguar se emisioni “Troç” për të cilin po punon, do të jetë një emision 50 minutësh që do të nisë të dielën në orën 17:00 ku gjithçka do ta bëjnë adoleshentët. Do të jenë adoleshentët në kamera, adoleshentët në regji, adoleshentët si reporter dhe gjithçka tjetër. Kjo në mënyrë që ata të zhvillojnë një produkt që i përket fiks moshës së tyre. Flavio ka sqaruar se do të ketë edhe lidhje direke me adoleshentë kudo në qytetet e Shqipërisë dhe redaksia e këtij emisioni përbëhet nga rreth 80 reporterë.

“Shpesh herë i them miqve të mi se kam redaksinë më të madhe në vend” – ka thënë Flavio duke qeshur në studion e “Mirmëngjes Shqipëri” ku shumë i pasionuar pas këtij projekti të ri, ka treguar se në fakt të rinjtë kanë shumë për të thënë dhe bëhet mirë që zëri i tyre të dëgjohet.

 

Të fundit