Flash News

KRYESORE

Tjetër fitore për Angela Merkel, zgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë

Tjetër fitore për Angela Merkel, zgjidhet për herë të

Angela Merkel është rizgjedhur për herë të katërt si kancelare e Gjermanisë. 364 anëtarë të Bungestagut gjermanë, nga 688 në total, votuan pro rizgjedhjes së Merkel si udhëheqësja e Qeverisë së re.

Nga 688 anëtarë, Merkel duhet të siguronte vetëm 355 vota pro, megjithatë ajo arriti të marrë më shumë, ndërsa 9 deputetë abstenuan.

 Ajo që ra në sy është fakti se për herë të parë në këtë votim mori pjesë edhe bashkëshorti i saj, Joachim Sauer.

Merkel u konfirmua nga parlamenti si udhëheqësja e Qeverisë së re rreth 6 muaj pasi vendi mbajti zgjedhjet që prodhuan një shumicë të reduktuar.  

Ajo do të udhëtojë sot drejt Scholoss Bellevue, rezidencës së presidentit gjerman, ku Presidenti Frank-Walter Steinmeit do t’i dorëzojë asaj letrën për mandatin e ri.  

 

Të fundit