Flash News

KRYESORE

Tjetër gjerman te Bayern, në janar do blihet një mbrojtës krahu

Tjetër gjerman te Bayern, në janar do blihet një mbrojtës

Bayern ka nisur punën për transferimin e një mbrojtësi të djathtë në merkaton e verës. Me dëmtimet e dyshes Hernandez-Sule, skuadra bavareze aktualisht vuan për mbrojtës. Trajneri Hansi Flick po përdorur austriakun Alaba si qendërmbrojtës, por disa herë ka theksuar se me kalimin e Pavardit në qendër i duhet një emër tjetër për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Gazeta gjermane "Bild" ka nisur me publikimin e emrave të parë. Sipas saj, një ndër të preferuarit e rekordmenëve të Bundesligës është Lukas Klostermann. 23-vjeçari luan te Leipzig dhe ka 8 paraqitje me kombëtaren gjermane. Duke qenë gjerman dhe lojtar i Bundesligës, ai nuk do ta kishte problem përshtatjen e shpejtë me skuadrën në gjysmë të sezonit.

Klosterman, ashtu si Pavard, mund të luajë edhe si qendërmbrojtës. Nëse nuk arrihet ai, gjithsesi, Bayern ka në plane edhe një tjetër mbrojtës. Ai është lojtari i Man. City, Joao Cancelo.

Të fundit