Flash News

KRYESORE

Tjetër goditje për Kosovën, Rumania dhe Qipro i bashkohen Spanjës në bojkotin e samitit

Tjetër goditje për Kosovën, Rumania dhe Qipro i bashkohen

Republika e Kosovës ka marrë një tjetër goditje me vendimin e Rumanisë dhe Qipros për t’iu bashkuar Spanjës në bojkotin e samitit të 17 majit në Sofie, midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Burime për ‘Radion Evropa e Lirë’ bëjnë të ditur se Bukureshti dhe Nikosia kanë shprehur të njëjtën pakënaqësi si Madridi, pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në samit, ndërkohë që këto dy shtete nuk e njohin shtetësinë e saj.

Liderët e Rumanisë dhe Qipros do të marrin pjesë në darkën e 16 majit me kolegët e tjerë të BE-së, por do të bojkotojnë samitin që zhvillohet ditën tjetër.

Deri më tani, mësohet se Spanja do të përfaqësohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor nga vendi fqinj, Portugalia, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sa i përket Qipros dhe Rumanisë nuk dihet ende se kë shtet do zgjedhin për t’i përfaqësuar në samit.

Ndërkohë, Greqia dhe Sllovakia nuk kanë bërë publike qëndrimet e tyre, duke qenë se së bashku me Spanjën, Rumaninë dhe Qipron janë pesë shtetet e Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën.

Negociatat që Athina po zhvillon me Tiranën dhe lidhjet e ngushta midis dy shteteve, të nxjerrin në konkluzionin se vendi fqinj nuk do e bojkotojë samitin, gjithsesi, asgjë nuk është zyrtare.  

Të fundit