Flash News

KRYESORE

Tjetër incident, trajnerit shkodran i çajnë gomat e makinës

Tjetër incident, trajnerit shkodran i çajnë gomat e

Trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja është përballur me një incident ditën e djeshme pasi i kanë çarë gomat e makinës.

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’, tekniku shkodran ka treguar gomat e shfryra të makinës së tij.

“Mirë, të paktën po më bëjnë të blej goma të reja”, ka shkruar ai.

Ky është incidenti i dytë që ndodh për trajnerët shkodran, pasi ditë më parë u sulmua me armë të ftohtë tekniku i ekipit të parë, Ernest Gjoka, i cili për fat të mirë nuk ka pasur probleme.

Vllaznia B aktualisht është në vendin e fundit të grupit të dytë të skuadrave në Grupin A të Kategorisë së Parë.

https://www.facebook.com/265135166266/videos/10155483472041267/

Të fundit