Flash News

KRYESORE

Tjetër kërkesë për pezullim, Karabina kërkon largimin e drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse

Tjetër kërkesë për pezullim, Karabina kërkon largimin e

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse, Alqi Kushi.

Ministria njofton se ndaj Kushit ka edhe një kallëzim penal, i regjistuar më datë 14 qershor.

“Në vijim të njoftimit të datës 15.06.2017 lidhur me depozitimin e Kallëzimit Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, sot, më datë 16.06.2017 Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina, ka urdhëruar me Urdhrin Nr. 335 datë 16.06.2017,  pezullimin e menjëhershme të z. Kushi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të fundit