Flash News

KRYESORE

Tjetër konflikt në Butrint, ndërhyn policia, qytetari: Nuk firmos (VIDEO)

Tjetër konflikt në Butrint, ndërhyn policia, qytetari: Nuk firmos

Ditën e sotme, deputetja demokrate e Vlorës, Nadire Meçorapja bashkë me zyrtarë të Partisë Demokratike të Sarandës kanë bërë një vizitë në Parkun e Butrintit, aty ku po bëhet ndërtimi i një objekti pa leje.

Mirëpo, veç problemit me ndërtimin e objektit, janë dhe tregtarët  e vegjël që shesin objekte tradicionale, të cilët janë përballur sot me forcat e policisë. Dhe e gjitha kjo vetëm për një firmë.

Janë tre firma private, të cilat do të blinin produktet e tyre dhe më pas do t’i shisnin, me kushtin që detyrimet e stendave t’i paguanin tregtarët. Tregtarët kanë refuzuar të firmosin marrëveshjen, dhe në këtë mënyrë kanë ndërhyrë forcat e policisë.

“Unë nuk firmos, kanë sjellë policinë vetëm për të firmosur për një dokument”, shprehen tregtarët përballë zyrtarëve demokratë.

Ndiqni videon si më poshtë:

Të fundit