Flash News

KRYESORE

Tjetër largim i bujshëm në Top Channel, Blushi shkarkon drejtorin ‘e vjetër’ të Top Media-s

Ben Blushi, drejtori i përgjithshëm i Top Channel vijon ‘me dorë të hekurt’ shkarkimet e drejtuesve të Top Medias dhe Top Channel.

I radhës duket se ka qenë  Elert Yzeiri, drejtori i i Top News, një nga emrat e parë të këtij ekrani që në fillim.

Burime pranë politiko.al konfirmojnë  shkarkimin e drejtorit pas një debati që ka patur me Blushin.

Pak muaj më parë përveç drejtimit të kanalit informativ, Yzeirit iu ngarkua edhe përgjegjësia e web-it të këtij televizioni.

Sa i përket Top News, ende nuk dihet se cili emër do ta zëvendësojë vendin e Yzeirit. Më herët, Blushi shkarkoi Endri Xhafon, drejtorin e informacionit në Top Channel, si dhe ka bërë ndryshime në përgjysmimin e stafeve në disa emisione televizive, duke shkarkuar gazetarë, montazhierë, shoferë etj.

Të fundit