Flash News

KRYESORE

Tjetër medalje ari për Kosovën, triumfon xhudistja Loriana Kuka

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka triumfuar në Kupën e Botës në kategorinë deri në 78 kilogramë, duke i dhuruar Kosovës një tjetër medalje të artë.

Në finalen e madhe, Loriana mundi francezen, Valentine Marchand, të cilën e mposhti në sekondat e fundit të ndeshjes.

Lajmi u konfirmua nga trajneri i xhudos, Driton Kuka nëpërmjet një statusi në "Facebook", ku shkruan:

“Loriana Kuka e artë! Kupa Evropiane në xhudo në Uster për të rritur. Fundjavë e suksesshme me medaljet e Lorianës dhe Erzës”

Të fundit