Flash News

KRYESORE

Tjetër natë magjike për Besnik Hasin dhe Olympiakos që fiton me përmbysje

Tjetër natë magjike për Besnik Hasin dhe Olympiakos që fiton

Olympiakos i Hasit fiton me përmbysje. Napoli, Celtic e Sevilja, pranë kualifikimit Olympiakos vazhdon formën e mirë nën drejtimin e gjakovarit Besnik Hasi, duke fituar 2-1, me përmbysje ndaj Rijekës.

Grekët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe dominuan kundërshtarët, por e mbyllën pjesën e parë në disavantazh.

Në pjesën e dytë Olympiakos rriti presionin dhe arriti të shënojë dy herë, duke e mbyllur me fitore ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Champions League. Fitore 2-0 arriti edhe Napoli i Elseid Hysajt, ndaj francezëve të Nice. Shkodrani zhvilloi 90 minuta të mira, ndërsa italianët hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në ndeshjet ë tjera, rezultate pozitive arritën Celtic, që mundi 5-0 Astanën dhe Sevilja, e cila triumfoi 1-2, ndaj Basaksehirit të Cikalleshit, me sulmuesin kavajas që qëndroi në stol.

Celtic - FC Astana         5 – 0

Hapoel Beer Sheva – Maribor        2 – 1

Istanbul Basaksehir – Sevilla 1 – 2

Olympiacos Rijeka       2 – 1

SSC Napoli – Nice        2 – 0

Qarabag FK - FC Koebenhavn        1 – 0

APOEL Nicosia - Slavia Prague       2 – 0

Hoffenheim – Liverpool        1 – 2

Sporting CP - FC FCSB  0 – 0

Young Boys - CSKA Moscow 0 – 1

Të fundit