Flash News

NDËRKOMBËTARE

Tjetër ndarje mund të ndodhë në Europë, Parlamenti voton për shkëputje

Tjetër ndarje mund të ndodhë në Europë, Parlamenti

Një tjetër ndarje e bujshme mund të ndodhë në Europë pasi Parlamenti i Skocisë ka votuar në favor të një referendumi të dytë për shkëputjen nga Britania e Madhe.

69 deputetë votuan në favor të kërkesës së kryeministres skoceze Nicola Sturgeon dhe 59 u shprehën kundër. Votimi u krye në të njëjtën ditë kur kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, nënshkroi artikullin 50 për daljen nga Bashkimi Europian.

Ndonëse skocezët votuan kundër shkëputjes nga Britania në vitin 2014-të, Sturgeon argumenton se Skocia dëshiron të qëndrojë në BE dhe jo si anglezët të cilët votuan në shumicë pro daljes.

Kryeministrja May ka hedhur poshtë mundësinë e zhvillimit të një referendumi të dytë, duke kërkuar unitet në këtë moment delikat për të gjithë britanikët.

Të fundit