Flash News

KRYESORE

Tjetër ngjarje e rëndë, burri vret gruan 40 vjeçe me sende të forta

Tjetër ngjarje e rëndë, burri vret gruan 40 vjeçe me sende

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, burri ka vrarë gruan 40 vjeçe në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër.

Adriana Shaholli 40 vjeçe ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit