Flash News

KRYESORE

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, babë e bir qëllojnë me thikë burrë e grua

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, babë e bir

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë rrth orës 21:00 në rrugën “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasit me iniciale G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç, babë e birë kanë plagosur me mjete prerëse burrë e grua për motive të dobëta. Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar drejt spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar, ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 11.09.2017, rreth orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim. Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.

Të fundit