Flash News

KRYESORE

Protestojnë kundër Veliajt dhe Nikollës, kërcënimi me vetëvrasje, burrë e grua hipin në një vinç në Tiranë

Protestojnë kundër Veliajt dhe Nikollës, kërcënimi me

Nuk reshtin kërcëënimet me vetëflijim. Sot në mëngjes, dy persona, nje burre dhe nje grua, kanë hipur në majë të nje vinçi ne nje kantier afer Pallatit te Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen qe aty dhe do t’i japin fund jetes. Ata kerkojne te vijne aty kryetari i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, por pa specifikuar se per cfare i kerkojne. Ne vend kane mberritur forca te policise dhe kane nisur negociatata, nderkohe qe eshte shoqeruar per ta marre ne pyetje per me shume detaje nje te aferm te tyre. Mesohet se dy personat, kane hipur ne vinc qe ne oren 07:30 dhe po kercenojne me veteflijim. “News 24” raporton se burri eshte identifikuar si Ferdinand Saraçi, kurse gruaja Teuta Gjinollari.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqeruar nderkohe në komisariat, rojen e kantierit, pasi cilesohet përgjegjës që ka lejuar ata te dy te futen brenda rrethimit.

 Vetëm kësaj jave janë katër raste të kërcënimeve me vetvrasje, duke u hedhur nga lartësitë. Shkaku kryesor është prona dhe varfëria.Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit, pasi cilësohet si përgjegjës që ka lejuar burrë e grua të futen brenda rrethimit.

 

Të fundit