Flash News

KRYESORE

Tjetër risi, smartphone do të karikohen në distancë

Tjetër risi, smartphone do të karikohen në distancë

ShBA ka dhënë miratimin për sistemin inovativ për rikarikimin “wireless”. Në të ardhmen, bateria e telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike mund të karikohet edhe pa kontaktin me bazën e rikarikimit. Në Shtetet e Bashkuara, Autoriteti për Telekomunikacionet (FCC) ka dhënë Ok për një sistem të ri të zhvilluar nga një startup i Silicon Valley, që ju jep mundësinë të rikarikoni bateritë e pajisjeve të ndryshme që ndodhen në një rreze rreth 90 centimetra, shkruan Monitor.

Teknologjia do të prezantohet në CES 2018 (Consumer Electronics Show), në Las Vegas (9 – 12 janar) dhe do të realizohet nga kompania kaliforniane Energoues në San Jose. Ajo shfrytëzon transmetuesin WattUp Mid Field që konverton elektricitetin në frekuenca radio dhe e transmeton më pas energjinë në pajisjen aty afër me një marrës të dedikuar.

WattUp mund të karikojë shumë pajisje njëkohësisht  nga telefonat e tablet-ët tek tastierat dhe kufjet, mjafton që të jenë të lidhur me burimin e duhur.

Të fundit