Flash News

KRYESORE

Tjetër sherr për motive politike, plagoset 40 vjeçari në Tiranë

Tjetër sherr për motive politike, plagoset 40 vjeçari në

Një sherr për motive politike ka ndodhur sot në fshatin Bërxull të Tiranës, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale, ku po zhvillohej një takim.

Rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një konflikt midis shtetasit N. P., rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. S., rreth 40 vjeç.

Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të shtetasit A. S., i cili ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, ndërkohë grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ky është sherri i dytë me motive politike që ndodh sot, pas atij në Dibër mes militantëve të PDIU dhe PD.

Të fundit