Flash News

KRYESORE

Tjetër sulm me thikë në burgun e Greqisë, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Tjetër sulm me thikë në burgun e Greqisë, humb jetën

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Trikalasë në Greqi, ku dy persona kanë masakruar me thikë një 29-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, të burgosurit rusë sulmuan me një thikë ushqimi shqiptarin, i cili u transportua me një ambulancë në Spital, por për fat të keq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Kujtojmë se ky është incidenti i dytë i përgjakshëm midis të burgosurve në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit, pasi më 12 prill, një 55-vjeçar i burgosur shqiptar sulmoi dhe vrau një 66-vjeçar.

Të fundit