Flash News

KRYESORE

Tjetër tërmet në vend, ku ishte epiqendra kësaj here

Pas tërmetit me magnitudë 4.5 të shkallës rihter i regjistruar mbrëmjen e djeshme me epiqendër në Cërrik, një tjetër lëkundje është shënuar pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane një tërmet me magnitudë 3.5 u shënua 8 km nga Lushnja dhe 37 km nga Elbasani.

Megjithatë, as nga tërmeti i mbrëmshëm nga ka patur dëme të raportuara.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

Të fundit