Flash News

KRYESORE

Tjetër tragjedi në Bulqizë, ndërron jetë minatori në zonën D

Tjetër tragjedi në Bulqizë, ndërron jetë minatori

Një person ka mbetur i vdekur në minierën e Bulqizës ditën e sotme si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Medi Hidri, punëtor në zonën D.

Kujtojmë që në Minierën e Bulqizës, katër muajt e fundit kanë humbur jetën shtatë persona.

Informacioni paraprak i policisë: "Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D,  Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi  M.H,  rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe  i ka  shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje".

Të fundit