Flash News

KRYESORE

Tjetër vetëvrasje, 19-vjeçarja nga Korça i jep fund jetës me fostoksinë

Tjetër vetëvrasje, 19-vjeçarja nga Korça i jep fund

Një tjetër vetëvrasje ka tronditur sot opinionin publik. Një vajzë 19-vjeçare nga Korça i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë, ose helm për minjtë siç njihet ndryshe.

Fillimisht është konstatuar nga familjarët, të cilët e kanë dërguar në urgjencë sot në mëngjes, por e reja ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë. Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë”, sqaron policia.

Edhe ditën e djeshme, një djalë 20 vjeç nga Fieri i dha fund jetës, duke u vetëvarur në pemë, ndërsa një 17-vjeçare u vetëqëllua me armë gjahu, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Të fundit