Flash News

KRYESORE

Tjetërsim prone, procedohen dy punonjës të Hipotekës në Gjirokastër

Tjetërsim prone, procedohen dy punonjës të Hipotekës në

Dy punonjës të Hipotekës në Gjirokastrës janë vënë nën hetim nga Prokuroria, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Dy punonjësit dyshohet se kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, 66 vjeç.

“Prokuroria e Gjirokastrës ka vënë nën hetim dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas burimeve zyrtare të policisë shtetasit A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, 66 vjeç, banues në fshatin Lulëzim të Krahësit, nga tokë private truall në tokë pemëtore, pronë shtetërore”, thuhet në njoftim.

Të fundit