Flash News

KRYESORE

Tjetërsuan pronat, dënohen me burg 9 zyrtarët e Hipotekës

Tjetërsuan pronat, dënohen me burg 9 zyrtarët e Hipotekës

Gjykata e Kavajës ka dënuar me 18 vite burg 9 zyrtarë të Hipotekës Kavajë, të akuzuar për tjetërsim pronash në zonën pranë plazhit të Spillesë.

Ish-kreu i ZVRPP Kavajë, Seit Cikalleshi u dënua me 2.8 vjet burg, juristi në ZVRPP Andi Gjeçi me 2.4 vite, Asim Arkaxhiu me 2 vjet, Aldo Kila me 1.8 vite, Ilir Kaja me 3 vjet, ish-kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave Agron Xhelezi, Dritan Kazazi dhe Nezir Leçini me 2 vjet, ndërsa Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar.

Gjykata urdhëroi që 5 parcelat e tokës të kalojnë në pronësi të Shtetit, ndërsa pas hetimeve rezultoi se ish-zyrtarët janë përgjegjës për tjetërsimin e pronave.

Por, nga një vendim i muajit prill nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i jepet zyrtarëve e drejta për uljen në 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Të fundit