Flash News

KRYESORE

Tmerr në Kosovë, babai vret foshnjen e porsalindur dhe e hedh në përrua

Tmerr në Kosovë, babai vret foshnjen e porsalindur dhe e hedh në

Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti tw Kosovws është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, babai monstër, 60 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas Express, nuk e ka pranuar që fëmija i porsalindur është i tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përrua afër shtëpisë së vrasësit në Viti dhe gjithashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait.

Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani, 40 vjeçare (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare).

Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identifikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Policia dje pas krimit, së bashku me ambulancën, trupin e foshnjës së vdekur e kanë gjetur të mbështjellë me batanije në përroin e fshatit Letnicë të Vitisë.

Të fundit