Flash News

KRYESORE

“Tok së bashku për Skënderbeun”, artistët shqiptarë koncert në Romë

Artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare do të mblidhen së bashku në një koncert madhështor në datë 19 janar në orën 20:00 në teatrin “Argentina” të Romës. Tenori Ramë Lahaj ka shpërndarë lajmin në Instagram, duke shkruar “Tok së bashku për Skënderbeun”.

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga zyrtarë të lartë dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare.

Pjesë e koncertit do të jenë Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.

 

Të fundit