Flash News

KRYESORE

“Toka e Balilit me firmën e Edi Ramës”, Vasili i përgjigjet akuzave të PS-së

“Toka e Balilit me firmën e Edi Ramës”, Vasili i

Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka komentuar në studion e “Report Tv” në lidhje me akuzat e deputetëve të  PS për 100 hektarë tokë të dhënë me qira për Klement Balilin.

Vasili u shpreh se kontrata e qirasë nuk është dhënë nga Ministria e Bujqësisë por nga kryeministri Edi Rama.

“Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në” u shpreh ndër të tjera Petrit Vasili.

“Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t’u zhvilluar.

Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri…këto janë komedi të PS-së në qeveri.

Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë”, tha Vasili.

 

 

Të fundit