Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Japonia ka anuluar udhëtimet me tren dhe fluturimet në Tokio, pas paralajmërimeve për goditje nga tajfuni Faksai të dielën. Erërat e forta deri në 216 km në orë dhe reshjet e mëdha të shiut pritet të përfshijnë këtë rajon gjatë natës, sipas raportimeve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Faksai mund të shkaktojë deri në 300 milimetra shi në 24 orët e ardhshme, thotë agjencia.
Transmetuesi kombëtar NHK ka paralajmëruar se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme të mëdha material si dhe reshjet vërshime dhe rrëshqitje të dheut.
Në përgatitje, Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit që çojnë nga Tokio në Osaka, raporton Radio Evropa e Lirë.
Edhe kompanitë ajrore të Japonisë thanë se kanë anulur një numër fluturimesh nga Tokio në dy aeroportet, duke shtuar se mund të anulohen edhe fluturime të tjera të hënën.